Lajme të mira për Christian Eriksen

Pas shembjes në tokë në ndeshjen kundër Finlandës, frikës së madhe dhe operacionit në zemër, Christian Eriksen ngadalë po kthehet në jetën e tij normale. Futbollisti i Interit dhe kombëtares daneze po shijon disa ditë pushimi në Veri të Danimarkës.

Eriksen ka zgjedhur pikërisht këtë zonë për të kaluar disa ditë relaksi në plazhin e saj. Prezenca e tij është pikasur nga një tifoz i tij, që i ka kërkuar një fotografi ish-mesfushorit të Tottenham.

Shkrepja është publikuar në profilin e djalit në Instagram, teksa e shoqëron me fjalët: “Jam me fat, me njeriun më të përfolur në botë”. Fotografia është bërë virale në rrjetet sociale, me tifozët që kanë shprehur gjithë simpatinë për tifozin fatlum.

Klan News