Lajm i mirë për shqiptarët në Maqedoni, partia e korruptuar në Sllovaki humb zgjedhjet

Partia e Njerëzve të Zakonshëm (OLaNO) ka fituar në zgjedhjet parlamentare në Sllovaki. Me gati numërimin e përfunduar, kjo parti ka siguruar rreth 25 për qind të votave.

Falë agjendës anti-korrupsion, rritja e kësaj partie shpërtheu në javët e fundit.

Rezultati ka hequr nga pushteti partinë Smer-SD, që dominoi në Sllovaki për më shumë se një dekadë. Kjo parti mori pak më shumë se 18 për qind. Kryeministri Peter Pellegrini ka pranuar humbjen, shkruan BBC.

Kampanja elektorale u dominua nga zemërimi publik pas vrasjes së gazetarit hulumtues Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova, më 2018. Kuciak po hetonte korrupsionin e nivelit të lartë kur ishte vrarë. Vrasja kishte shokuar kombin e çoi në rrëzimin e kryeministrit Robert Fico, por partia e tij mbeti në pushtet.

Partia opozitare Sme Rodina mori 8.26 për qind, e ndjekur nga LSNS-ja. Dy parti të tjera morën po ashtu pesë për qind të votave, mjaftueshëm për të hyrë në parlament.

Partia e Njerëzve të Zakonshëm udhëhiqet nga Igor Matovic i cili pritet të bëhet kryeministri i ri i vendit.