Lajm i mirë për shqiptarët, krejt ministrat e VMRO-së nesër e lëshojnë qeverinë

 

Pas shkarkimit të Rashella Mizrahit nga posti i ministres teknike për punë dhe politikë sociale, nesër pritet që gjithë kuadrot tjera të VMRO-DPMNE-së të leshojne qeverinë teknike, transmeton Gazeta Lajm. Siç shkruan gazeta Slloboden Peçat, VMRO DPMNE në këtë menyre do të shprehe pakenaqesine e saj për shkarkimin e Mizrahit. Nëse është i vërtetë, ky paraqet një Lajm të mirë për shqiptarët, sepse te një pjesë e opinionit u paraqit brengosje pasi kreu i MPB-së u kthye sërish në duar të dyshes VMRO-BDI.