Lajm i madh për diasporën shqiptare: Zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen kur ata do të jenë në vendlindje!

Lajm i madh nga Londra: Spanja ratifikon në janar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez i ka premtuar kryeministrit Zoran Zaev se Spanja së shpejti do ta ratifikojë Protokollin për anetaresim të Maqedonisë në NATO. Zaev dhe Sançez janë takuar në margjina tē samitit te NATO-s në Londër, ku Sançez e ka siguruar Zaevin se Spanja do të ratifikojë Protokollin në janar, transmeton Gazeta Lajm.
Spanja është vendi i vetëm anëtar i NATO-s që ende nuk ka ratifikuar këtë Protokoll, për shkak të pamundësisē për të formuat qeveri pas zgjedhjeve parlamentare. Kjo do të thotë se zgjedhjet parlamentare në Maqedoni nuk do të prolongohen dhe do të mbahen më 12 prill, që është një lajm i jashtëzakonshëm për diasporën shqiptare nga Maqedonia, sepse më 12 prill shumica e diasporës do jetë në vendlindje (perputhet me festat në vendet perëndimore). Kjo është mundësi e shkelqyer qe diaspora në Maqedoni të bëjë ndryshime pozitive, sikurse që i bëri në Kosovë.