Lajm i Fundit: Kitaroviq i humb zgjedhjet në Kroaci?

Kandidati i partisë më të madhe opozitare, ajo e Social Demokratëve, njëherësh ish-kryeministër, Zoran Millanoviq, pritet të bëhet presidenti i ri i Kroacisë, ka treguar një exit-poll i shfaqur në televizionet kroate të dielën.

Sipas exit-pollit, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Millanoviq mori 53.25% të votave para presidentes me gjasë në largim të vendit, Kolinda Grabar-Kitaroviq, kandidate nga partia udhëheqëse Unioni Demokratik Kroat (HDZ) e cila fitoi 46.5% të votave, raporton Reuters.

Rezultatet e para preliminare zyrtare pritet të dalin sonte në orën 20:00.