“Fokus”: Izet Mexhiti do të propozojë në Parlament shkarkimin e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit!?

Deputeti dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, së shpejti do të dorëzojë interpelancë në Kuvend, me të cilën do të kërkojë shkarkimin e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, nga postet që i kanë në qeveri, shkruan portali ne gjuhen maqedonase Fokus.
.
Siç kanë treguar burime partiake në BDI për “Fokus”, Mexhiti këtë do ta bëjë pas skadimit të 100 ditëve të qeverisë.
Artan Grubi është zv/kryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë, kurse Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.
Mexhiti që para formimit të qeverisë, shprehu pakënaqësi nga propozimi që Grubi dhe Osmani të bartin poste të larta në Ekzekutiv, por, ata, u zgjodhën me insistim të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Gazeta Lajm.

Ai, atë kohë kishte përkrahje edhe nga Blerim Bexheti dhe Dega e Sarajit, kurse përflitet që përkrahje kundër Grubit e Osmanit, mund të marin edhe nga ish ministri Sadulla Duraku, nga Likova./”Fokus”

Sipas rregullores së Kuvendit Interpelancë mund të paraqesin së paku pesë deputetë për punën e bartësit të funksionit publik.

Interpelanca

Neni 45

Interpelancë mund të paraqesin së paku pesë deputetë për punën e bartësit të funksionit publik, për Qeverinë dhe çdo anëtari të saj veças, si dhe për çështje lidhur me punën e organeve shtetërore.
Interpelanca paraqitet me shkrim, nënshkruhet nga të gjithë deputetët që e paraqesin dhe duhet të përmbajë arsyetim. Interpelanca i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit, i cili menjëherë ia dërgon atij të cilit i është paraqitur dhe deputetëve.