Lajm i fundit: 30 persona kanë humbur jetën nga Kovid në Maqedoni për 24 orë

epa08462707 A medical staff in a protective mask walks outside of the city hospital 8-th September in Skopje, North Macedonia, 03 June 2020. A week ago the North Macedonian Government decided to drop the restrictive measures which were in place due to the coronavirus COVID-19 pandemic. According the official statistic in the last two days, North Macedonia have more newly infected people with COVID - 19 than all neighboring countries together. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Në 24 orët e fundit është shënuar rënie e numrit të pacientëve me Kovid në Maqedoninë e Veriut, por rekord sa I përket numrit të viktimave që nga paraqitja e pandemisë. Siç njofton ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë bë 3042 testime dhe janë shenuar 947 të infektuar, me çka numri i pacientëve të infektuar pas një kohe të gjatë ka rënë nën 30 për qind nga numri i perosnave të testuar, transmeton gazeta Lajm.
Mirëpo shifra brengosëse shënohen tek viktimat. Brenda 24 orëve, nga Kovid 19 kanë ndërruar jetë 30 persona.

Gjashtë pacientë kanë ndërruar jetë në Shkup, nga pesë në Kumanovë, Kavadar dhe Tetovë, tre në Prilep, dy në Radovish, nga një në Gostivar, Manastir, Shtip, dhe Koçan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 691 pacientë dhe numri i rasteve aktive tani është 15116 persona.