Lajen: Metodologjia të mos i pengojë negociatat me Shkupin dhe Tiranën

German Defense Minister Ursula von der Leyen, who has been nominated as European Commission President, briefs the media after the Conference of Presidents of European Parliament's party blocs in Brussels, Belgium, July 10, 2019. REUTERS/Francois Lenoir

Nga Brukseli vijojnë sinjalet pozitive për fillim të negociatave për anëtarësim të Shkupit dhe Tiranës këtë pranverë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen u zotua se para Samitit të Zagrebit, sipas saj historik, do të prezantohet metodologjia e re e zgjerimit të BE-së dhe se paralelisht me reformimin e metodologjisë do të fillojnë negociatat për anëtarësim me dy shtetet. Leyen kështu theksoi se muajt e ardhshëm janë veçanërisht të rëndësishëm për marrëdhënien mes BE-së dhe Ballkanit.

Ne duhet ta prezantojmë metodologjinë përpara samitit. Është mundësi unike që Kroacia ka presidencën, për shkak të përvojës së freskët të anëtarësimit. Mendoj se mund të punojmë për tema që janë ngritur në Këshillin Evropian. Duhet t’i shikojmë ato, por duhet të gjejmë rrugë për proces paralel për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që dera të jetë e hapur dhe ato të mund të fillojnë negociatat për anëtarësim. Ky është një proces paralel për të ripërtërirë metodologjinë dhe për ta vazhduar rrugën me këto dy shtete. Iu kemi kërkuar shumë që të përmbushnin kriteret. I përmbushën. Tani ne nuk duhet t’i ndryshojmë rregullat – deklaroi Ursula Von Der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Alsat