Procesi gjyqësor ku akuzohen disa profesorë për ryshfet dhe shërbime seksuale i njohur si “Erasmus” u kthye nga fillimi. Edhe këtu arsyeja e shtyrjes është gjykatësja porotë. Ajo ka vendosur të mos punojë më për 600 denarë dhe nga java tjetër do të shkojë në Gjermani. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Vlladimir Tufegxhiq nga kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev do të kërkojë gjykatës të ri porotë.
Për shtatë ditë gjykata nuk mund t’i analizojë fjalët përmbyllëse që në seancën e sotme duhej t’i paraqesin prokuroria dhe mbrojtja dhe të miratojnë aktvendim – tha Vlladimir Tufegxhiq, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Tufegxhiq i pyeti të akuzuarit dhe prokuroren Ivana Trajçeva a pajtohen që në gjykimin e radhës i caktuar për më 3 shkurt, vetëm të lexohen të gjitha provat e nxjerra në procedurë. U pajtuan të gjithë ndërsa përgjigje nuk dha vetëm avokati i profesorit të akuzuar Bobek Shuklev, avokati Sterjo Zikov, pas çka edhe ai u prononcua. Kështu, gjykimi do të vazhdoj vetëm me fjalët përmbyllëse, pa u thirrur përsëri dëshmitarët. Praktika e këtillë nuk do të ndikojë ndaj procedurës.
Këshilli Gjyqësor i pa provat. Njëri nga anëtarët e gjykatësve- porotë do të njoftohet, sipas premtimit të kryetarit të Këshillit. Kjo lëndë po zgjat shumë dhe me të vërtetë mbrojtja dhe Prokuroria duan të përfundojnë, që është në interes të klientëve -u shpreh Zvonko Davidoviq, avokat.
Rasti “Erazmus” është për marrje të ryshfetit. Sipas aktakuzës, profesorë të caktuar kanë marrë para që studentët të marrin 6 kaluese në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Në mesin e të akuzuarve është edhe ish dekani i Fakultetit, Bobek Shuklev./Alsat