Lajçaku flet nga Vjena për dialogun: S’ka arsye për pesimizëm

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk ka shkak për pesimizëm sa i përket dialogut apo ndonjë ndryshim meqë Kosova ka një kryeministër të ri.

Lajçaku ka thënë se takimi i parë mes të dyja palëve tash me Kurtin në krye nuk ka qenë i thjeshtë, kur u pyet nëse Kurti si kryeministër i ri i zgjedhur do të ketë ndikim tjetër të papritur për dialogun.

Ai ka shtuar se për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve do të angazhohen pasi nuk ka alternative tjetër pos normalizimit.

“Nuk kemi të drejtë të jemi pesimist dhe nuk kemi shkak të jemi pesimist. Takimi i parë personal mes palëve të Serbisë dhe Kosovës, do të ishte naive të themi se një takim i tillë ishte i thjesht. Por fakti që një takim i tillë u zhvillua për disa orë, të dyja palët janë të interesuar për normalizim të marrëdhënieve dhe rruga drejt BE-së është e duhura. Para pushimeve të verës do ketë një takim tjetër. Kurti është i ri në këtë dialog, ky është proces që ka nisur në 2011 dhe ka sjellë disa rezultate. Kurti sjellë pikëpamjet e tij. E rëndësishëm është se ka një mandat shumë të fortë politik, e ka zgjedhur një shumicë e madhe. Nuk ka alternativë në këtë dialog përpos normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Për gjithë rajonin kjo ka rëndësi thelbësore. Ne duam të angazhohemi që procesi të jetë i suksesshëm jo vetëm në marrëdhëniet mes dy shteteve por edhe të ardhmes së tyre evropiane”, ka thënë Lajçak pas bisedës që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e shteteve ballkanike perëndimore.

Ndërkaq, Kurz ka thënë se është me rëndësi që këtë proces ta mbështes BE-ja. /Kohanet/