Lajçak në FPD 2023: Të kaluarën t’ia lëmë historianëve, politikanët ta bëjnë atë për të cilën janë zgjedhur

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, e përdori fjalimin para panelistëve për t’u bërë thirrje politikanëve të rajonit që t’ua lënë të kaluarën historianëve dhe të punojnë në atë për të cilën janë zgjedhur. Kjo sipas tij është krijimi i një të ardhme më të mirë.

“Kultura e kompromisit është ajo që e bëri BE-në procesin integrues më të suksesshëm në historinë e njerëzimit, një projekt i bazuar në dialog… Mesazhi im i dytë për politikanët është të kenë parasysh se të gjithë mund të dalin fitues përmes dialogut, i cili do të bëhet normë në Ballkan”, tha Lajçak.

Lajçak theksoi gjithashtu nevojën e një vizioni në mesin e politikanëve vendas. Vizioni për anëtarësim në BE është këtu dhe është detyra e politikanëve që ta kthejnë atë në realitet./KlanMacedonia