Lajçak flet për vizitën në Kosovë, ndan detaje për takimin e ardhshëm në Bruksel

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për vizitën e tij dyditore që pati në Prishtinë.

Lajçak në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka diskutuar për çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun.

Jam kthyer nga Kosova, ku kam udhëtuar për të përcjellë të rejat nga vizita e fundit me kryekëshilltarët diplomatikë të Francës, Italisë dhe emisarin e SHBA-ve, Gabirel Escobar dhe takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel. U takova me zëvendëskryeministrin Bislimi për të diskutuar çështjet urgjente të pazgjidhura që kanë të bëjnë me dialogun”, ka shkruar Lajçak.

Ai ka shtuar se një takim në nivelin e kryengociatorëve do të mbahet së shpejti në Bruksel.