Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi mundëson një të ardhme më të mirë për të dyja vendet

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka thënë se dyjat vendet e kanë një platformë për t’u marrë me trashëgiminë e së kaluarës dhe për të ecur drejt një të ardhme më të mirë.

Lajçak theksoi se kjo i mundëson atyre një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt njerëzit, komunitetet dhe shoqëritë si pjesë e familjes sonë evropiane.