Lajçak deklarohet për takimin e sotëm, thotë se ka paraqitur një ‘dokument kompromisi’ për dinarin

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar një dokument që ai e quan të kompromisit.

“Pritëm takimin në kuadër të dialogut për ta çuar para ‘çështjen e dinarit, ku ju dha mjaftueshëm hapësirë të dyja palëve për të shpjeguar pozicionet e tyre. Takimi përfundoi duke prezantuar një dokument kompromisi në përpjekje për t’i bërë bashkë dallimet”, ka shkruar Lajçak, transmeton KlanKosova.tv.

“Do ta mirëpresim takimin e radhës pasi t’i kemi pranuar komentet konstruktive”, përfundon ai.

Për këtë takim kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia ka kërkuar që t’i mundësohet financimi i strukturave ilegale, deri në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.