Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane në Francë, Clement Beaune, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është takuar me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Me anë të një cicërime në Twitter, ai ka shkruar se kanë biseduar për Ballkanin Perëndimor.
“Sot në mëngjes, para një takim me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, për të biseduar për situatën në Ballkanin Perëndimor, një çështje kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës sonë”, ka shkruar Beaune, transmeton Klankosova.tv.




