Lahej në pishinë e u sëmur – humb jetën 15 vjeçari nga Shkupi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të shtunës në Shkup, ku një 15 vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të pakonfirmuara, përcjell KlanM. I ndjeri ka qenë duke u larë në një pishinë në zonën e Karposhit.

Siç thonë nga MPB, atiji është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në spital.

Në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, siç përcjell KlanM, mjekët kanë bërë tentativa për reanimim, por pa sukses. Të miturit i është konstatuar vdekja pa shenja dhune.

Nga MPB thonë se ekipet e tyre kanë kryer inspektimet e nevojshme në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie./KlanMacedonia