Lacazette mungon në ndeshjen hapëse të Ligue 1 – sulmohet nga bletët

Alexandre Lacazette pritet ta humbasë ndeshjen hapëse të Ligue 1 në Francë për shkak se është sulmuar nga një tufë bletësh.
E gjitha kjo ndodhi gjatë kohës së turit parasezonal, ku ai, bashkë me pjesën tjetër të ekipit gjendeshin në Holandë.

Gjendja shëndetësore e francezit është stabile, por gjithsesi ka dhimbje në pjesët e thumbuara.

Lojtari u transferua te Lyoni me parametra zero, pasi i skadoi kontrata me Arsenalin.