Labinot Tahiri tregon se ka filluar pushimet në Mal të Zi pas përfundimit të koncerteve

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri, pas udhëtimeve nëpër Evropë dhe koncerteve të shumta këtë verë duket se po kalon kohën me familje, shkruan lajmi.net.

Labi është mjaft aktiv në rrjete sociale ku edhe publikon imazhe nga më të ndryshmet. Së fundmi ai ka publikuar një imazh ku përmes mbishkrimit u shpreh se ai tashmë ka gjetur pak kohë për pushim pas një sezoni të mbushur me koncerte.

Labi përmes fotos së postuar në Instastory u shpreh se do të pushojë tani pas disa ditëve pa gjumë të rehatshëm.