Labinot Tahiri: Disa persona nuk meritojnë respekt më shumë se sa qeni im

Labinot Tahiri duket i frustuar nga postimi i fundit.

Labinot Tahiri tashmë emër i njohur nga publiku edhe në skenën muzikore edhe në atë politike, ka publikuar një postim ku shprehet mjaft i frustuar, shkruan lajmi.net.

Mirësjellja dhe besimi i dhënë nga këngëtari duket se nuk i është kthyer ashtu siç ka pritur, ai mes rreshtave të postimit madje thotë se disa njerëz nuk meritojnë më shumë respekt se qeni im.

“Disa personave që ua kam zgjatur dorën me të mirat e ndjersës sime, nuk meritojnë respekt më shumë se sa Dobermani im!!
Njeriu kur fillon ta korigjojë vetën, në mes gabimeve të cilat i bên gjatë jetës së tij e kupton mirê që ka berë gabime edhe me vetën, për faktin duke e ditur mirë se ata njerëz nuk e kanë merituar DORËN time!
Thot një fjalë buka jote të vret!
Njerëzit që aktrojnë mirë për të përfituar nga dikush, ku ata se meritojnë, quhen INTERSGJI DHE NJERËZ TË LIG.
Ky shkrim nuk ka të bëjê me aktet HUMANITARE.
Në top form, Labinot Tahiri”.