Labi: Të dashur njerëz, mos iu dorëzoni depresionit dhe padrejtësive në vend

Labinot Tahiri ka qenë një nga personat më të zëshëm gjatë periudhës së pandemisë, duke kërkuar barazi nga Qeveria në ndihmën e qytetarëve.

Pasi shumë biznese po rrezikojnë falimentimin në këtë periudhë të vështirë ekonomike, ish-deputeti ju ka ofruar atyre ndihmë duke ia reklamuar bizneset.

“Të dashur njerëz të kësaj toke. Mos iu dorëzoni as depresionit dhe as padrejtësive në vend. Luftoni ato dhe do të vijnë ditët e mira. Ja ku jam me ju dhe duhet të janë edhe shumë të tjerë për të ju përkrahur. Me dashuri dhe mirësi. Labi FKSH”, ka thënë ai.