Pandemia COVID-19 ka pezulluar tash e një vit punën e këngëtarëve, shkruan lajmi.net.
Këngëtari Labinot Tahiri, me anë të postimit të fundit thotë se puna e tij iu ndalua, por nuk mungoi aty ku e kërkoi i sëmuri dhe populli.
Ai bëri të ditur se është rrugës për të vazhduar aksionin për grumbullimin e parave për Yvesa Salihajn, e cila vuan nga leukemia.
“Ma ndaluan punën , atë punë ku ma dhuroi Zoti dhe populli( këngën)
Por nuk mungova kurrë aty ku më kërkoi I sëmuari dhe populli, gjithnje me ndihmën e qytetarëve shqiptarë dhe Zotit.
LABI KOSOVË E SHQIPËRISË🇦🇱🤝
Ne rrugë për Istog te vajza Yvesa Salihaj, nje vajzë si shumë të tjera që kërkojnë të drejtat e tyre, edhe kur kanë semundjen e rënde duhet ti përgjigjemi! 🤝🤝”, shkruan ai.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm, Labi njoftoi se janë grumbulluar afro 75 mijë euro për Yvesën, kurse aksionin për t’i dalë në ndihmë asaj po vazhdon edhe sot. /Lajmi.net/