Në numrin e sotëm të gazetës italiane “La Verita”, gazetari Laris Gajser ka publikuar një material të ri, ku thotë se ish-kryministri Zoran Zaev dhe vëllau i tij Vice Zaev kanë korruptuar votues në Strumicë gjatë zgjedhjeve të vitit 2014-të.
Në materialin e publikuar shihen disa sekuenca nga komunikimi mes Vice Zaevit dhe personave të tjerë nga pushteti lokal për keqpërdorim me vota. Ndërkohë prokurorja Villma Ruskoska ka thënë se kur ka ardhur në krye të Prokurorisë ka gjetur dy lëndë të hapura për këtë rast, mirëpo pas zbatimit të një hetimi gjithëpërfshirës dhe pas dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve, nuk ka gjetur prova për mashtrime zgjedhore./Shenja