​La Liga me urim special për ditëlindjen e Muriqit

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi sot feston datëlindjen e 29-të.

Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka lindur me 24 prill të vitit 1994 në Prizren.

Ai është bërë figura kryesore e skuadrës spanjolle në këtë edicion pasi ka realizuar 12 gola, ndërsa renditen në vendin e 10-të me 40 pikë, transmeton lajmi.net.

Në faqen zyrtare të La Ligas është postuar një video me njërin nga golat më të bukur të tij me mbishkrimin:

“Këtë ditë do ta kujtoni gjithmonë si ditën e ditëlindjes së Vedat Muriqit. Gëzuar ditëlindjen, pirat!”.