Kylie Jenner ia ndryshon emrin djalit të saj

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kylie Jenner dhe i dashuri i saj, Travis Scott kanë ndryshuar emrin e djalit të tyre.

Kylie lindi fëmijën e saj të dytë më 2 shkurt 2022 dhe fillimisht zbuloi se e kishte quajtur djalin, Wolf Webster – por tani ajo ka postuar një ‘story’ në “Instagram” për të njoftuar se ka ndryshuar mendim.

“Për informacionin tuaj emri i djalit tonë nuk është më Wolf. Ne nuk ndiheshim sikur ishte ai. Doja ta ndaja sepse vazhdoj ta shoh emrin Wolf kudo. ”, kishte shkruajtur Jenner në ‘Instagramin’ e saj.

Jenner, gjithashtu është nënë e një vajze, e quajtur Stormi. Modelja nuk ka dhënë detaje në lidhjen me emrin e ri të djalit, dhe e ka mbajtur të fshehtë për publikun.

Rikujtojmë se emri “Wolf” është emri i një djali me origjinë gjermane, sipas “NameBerry”.