Shërbimet e inteligjencës së Perëndimit kanë identifikuar udhëheqësin e ri të ISIS, i cili e quan veten ” Kalif Ebu Ibrahim “.
Sipas asaj që raporton gazeta britanike “Guardian”, bëhet fjalë për Amir Mohamed Abdul Rahman Al Maëli Al Salbi, i njohur edhe me emrin e luftës njihet me emrin e luftës Haji Abdullah.
Udhëheqësi i ISIS është me origjinë nga Tal Afar i Irakut dhe Departamenti i Shtetit i SHBA ka vënë 5 milion dollarë shpërblim për kokën e tij.
Sipas “Guardian”, Salbi u emërua si kryetar i ISIS menjëherë pas vdekjes së Al Bagdadi në tetor. Lindur në Irak, në qytetin Tal Afar, ai është një nga të paktët jo-arabë në hierarkitë e larta të shtetit Islam.
Salbi drejtoi përndjekjen e pakicës jazide në Irak dhe mbikëqyri operacionet e ISIS në të gjithë botën.