Ky është suksesi që arriti bashkëpunimi në mes Fifit dhe Gent Fatalit brenda një jave

Para një jave Fifi dhe Gent Fatali sollën bashkëpunimin muzikor.

Ky projekt titullohet “Pikturë” dhe për tekstin e kësaj këngë janë përkujdesur dy këngëtarët.

E kjo këngë u pëlqye mjaft shumë nga fansat e këtë e dëshmojnë edhe klikimet në kanalin zyrtar të Youtubes.

Brenda një jave ky bashkëpunim mori mbi katër milionë klikime.

E për këtë pati reagime nga artistët në rrjetin social Instagram.

“Gëzuar katër milli, milli “, ishte mbishkrimi i këngëtares.