Ky është shkaku që Luana dhe Arbana ‘thumbuan’ njëra-tjetrën

Disa ditë më parë Luana Vjollca mbylli me sukses sezonin e katërt të “Shiko kush luan” me shumë sukses, shkruan lajmi.net.

Kurse sapo përfundoi emisionin e saj, Luana Vjollca u arratis nga Shqipëria për të nisur disa ditë pushime në një destinacion të panjohur.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram disa foto të saj dhe përkrah ka shkruar: “Gati për sepkatklin tim. Kujt i mungon ‘Shiko kush luan’ sonte?”.

Fotografitë emoderatores u pëlqyen mjaft shumë nga fansat e saj, por përshkrimi nuk u prit aq mirë.

Shumë menduan se fjalët e Luana Vjollcës ishin drejtuar për emisionin e Arbana Osmanit.

Ajo mbrëmjen e djeshme filloi sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur” dhe bazuar nga fjalët e Luanës duket sikur ajo po injoron nisjen e programit të Arbanës, që të gjithë i uruan suksese për sezonin e ri.

Poshtë fotove të Luanës, njëra nga punonjëset e stafit ka komentuar, “Ta postojmë promon për sot?”.

“Postoje”, i është përgjigjur Osmani prerë, gjë e cila bëri ndjekësit të ishin të sigurtë se ato po thumbonin njëra tjetrën./Lajmi.net/