Ky është rezultati në Mitrovicë pas përfundimit të verifikimit të plotë i votave
Pas një ndalimi të përkohshëm dhe rifillimit të procesit të verifikimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur me sukses numërimin dhe verifikimin e të gjitha 105 vendvotimeve në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Sipas rezultateve zyrtare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar me 53.44% të votave apo 17,834 vota, duke u pozicionuar përpara kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, i cili ka marrë 46.56% apo 15,541 vota.
Procesi i verifikimit ka përfshirë shqyrtimin e të gjitha votave për të siguruar saktësinë e rezultateve përfundimtare, pas shqetësimeve të ngritura së fundmi lidhur me disa parregullsi në fletëvotime.
Kujtojmë se procesi i verifikimit të votave në këtë qendër rifilloi të mërkurën me urdhër të Prokurorisë Themelore, pasi ky institucion fillimisht kishte urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të këtij procesi.
Rifillimi i numërimit me urdhër të Prokurorisë nisi pasi kompania CETIS që shtypi fletëvotimet shpjegoi se problemi i numërimit ndodhi te njëra nga pllakat e printerëve me ngjyrë.
Zhvillimet nga procesi i verifikimit të votave në Mitrovicë kanë nxitur shumë reagime.
PDK-ja ka kërkuar rivotim në këtë komunë.
Në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës.
Ilir Gashi, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komisionin Qendror të
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë së Jugut është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë mes Faton Pecit të VV-së dhe Arian Tahirit të PDK-së.
Deri më tani janë procesuar 69 vendvotime, që kanë rezultuar me këto të dhëna: Peci (51,27%) dhe Tahiri (48,73%)
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar të martën Komisionin Komunal Zgjedhor ta rifillojë numërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut, që u ndërpre pas raportimeve për manipulime.
Prokurori që do ta hetojë rastin e dyshimeve të ngritura është ndërruar, ndërsa po vazhdojnë polemikat mes akterëve të dy partive për garën në Mitrovicë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës.
Sipas KQZ-së, deri në orën 09:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105 sa i takojnë kësaj komune.
KQZ thotë se ky proces, planifikohet të përfundojë gjatë ditës së sotme.
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Mitrovica e Jugut të shkojë në rivotim, dy ditë pas përfundimit të balotazhit në këtë komunë. Në PDK thanë të martën se në Mitrovicë të Jugut është përdorur fenomeni i “trenit bullgar” dhe kësisoj është dëmtuar rëndë integriteti i procesit zgjedhor.
KQZ njofton po ashtu se një ditë më herët, të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.
Ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka filluar një ditë më parë. Sipas KQZ-së deri në orën 09:00 ditës së mëkurë, janë rinumëruar 10 vendvotime.
Derisa procesi i rinumërimit të votave po vazhdon në qendrën e numërimit në Mitrovicë, ende nuk dihet se sa vota janë të pavlefshme.
Bajram Hajdari, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë, ka thënë se procesi i rinumërimit pritet të përfundojnë nesër.
Hajdari: Nuk dihet sa është numri i votave të pavlefshme në Mitrovicë
“Në qendrën e Numërimit d.m.th numërimi ka filluar në ditën e hënë, me urdhër të prokurorit kemi filluar në ora 16:00, shpresojmë që nesër të përfundojmë. Gjysma tash janë numëruar, por besoj që nesër me ndërrimin me ndërrimin e parë e përfundojmë Sa janë të pavlefshme nuk e dimë. Bartja e materiali do të shkojë në QNR në Prishtinë”, tha ai.
Procesi i rinumërimit ishte ndërprerë mbrëmë nën dyshimin për keqpërdorim, por me vendim të prokurorisë, sërish sot pasdite ka nis rinumërimi. Aty deri tash janë gjet fletëvotime të pavlefshme, fletëvotime që janë ndërruar nga një kuti të një klase në kutinë tjetër të klasës tjetër, por kishte ndërrime edhe nga një shkollë në tjetrën.
Qytetarët i kanë thënë KosovaPress-it prapa kamerave se kanë ardhur vetëm të shikojnë se si është gjendja.
Gëzim Stavileci, ish-drejtor i administratës në Komunën e Mitrovicës, u bëri thirrje qytetarëve të largohen dhe mos të bëjnë presion.
Kurse, qytetarët brohorasin “Duam rivotim”, “Duam drejtësi”, “Hajnat në burg”, ndërsa më pas janë larguar.
Përndryshe, në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë po vazhdon rinumërimi i votave, pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Aty ishte ndërprerë rinumërimi për shkak të dyshimit për keqpërdorim të votave.
Në Mitrovicë ka filluar rinumërimi i votave.
Dhjetëra qytetarë të revoltuar tentuan të afrohen te Qendra Komunale e Numërimit në Mitrovicë, por policia speciale intervenoi shpejt për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Policia speciale ndërhyri shpejt për të parandaluar çdo përplasje dhe për të ruajtur rendin publik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se deri sonte në orën 20:00 janë përmbyllur verifikimet e rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në 17 qendrat komunale.
Ndërkaq, sa i përket Qendrës Komunale të Mitrovicës, KQZ-ja bën me dije se procesi i verifikimit atje pritet të përfundojë gjatë ditës së nesërme.
“Të martën, në ora 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)” deklaroi KQZ-ja.
Ky është njoftimi i plotë:
Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN):
Deri në orën 20:00 të së martës, është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.
Aktualisht, procesi i verifikimit që ka filluar në orën 16:20 të ditës së sotme, po vazhdon vetëm në QKN e Mitrovicës së Jugut dhe pritet të përfundojë gjatë ditës së mërkurë.
Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR):
Të martën, në ora 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Vendvotimet që do të rinumërohen i takojnë zgjedhjeve për Kuvendin Komunal në Gllogoc dhe janë: 0324/01, 0325/01, 0322/01, 0320/01, 0318/02, 0317/04, 0317/03, 0316/02, 0312/02, 0310/03, 0310/02, 0304/01, 0321/01, 0324/03, 0327/01, 0315/02, 0316/01, 0308/01, 0320/02, 0306/01, 0301/05, 0301/04, 0328/02, 0326/03, 0311/03, 0340/03, 0311/05, 0310/01, 0323/03, 0322/0, 0323/02, 0311/01, 0330/01, 0324/02, 0317/01, 0317/02, 0324/02, 0309/01, 0309/02, 0310/05 dhe 0313/01.
Qytetarët nisin të mblidhen para Qendrës së Numërimit në Mitrovicë

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur afër Qendrës së Numërimit në Mitrovicë. Ata janë pyetur nga ekipi i KosovaPress-it por nuk kanë dhënë përgjigje.
Ata kanë thënë se kanë ardhur vetëm të qëndrojnë afër qendrës.
Ndërkohë, që pas një pauze të komisionerëve, pas pak nis rinumërimi.
Përndryshe, rinumërimi i cili nisi në orën 16:40, po bëhet me vendim të prokurorisë. Rinumërimi ishte ndalur me dyshimin për keqpërdorim të votave. PDK ka kërkuar rivotim për shkak se është cenuar integriteti i votës.
Aty po qëndrojnë edhe zyrtarët policorë.
PDK dorëzon ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se ka dorëzuar, brenda afatit ligjor, ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se ky veprim është bërë në përputhje me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe të votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës.
“PDK siguron qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Mitrovicës, se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve,” thuhet në një postim në Facebook.
Sipas PDK-së, vetëm rivotimi mund t’i bëjë drejtësi procesit zgjedhor dhe të sigurojë respektimin e plotë të vullnetit qytetar.
“Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj,” përfundon njoftimi.




