Ky është personi që vrau dy shtetas të Maqedonisë në Zvicër, ja emri i tij!

Verimaqedonasi Goran F. (47) dhe djali i tij Igor F. (23) nga Cugy VD, është dashur të vdesin për shkak të një shitjeje traktorësh. Autori i krimit: Djali i një fermeri 30-vjeçar nga Sorens FR. Ai i qëlloi ata në kampshtëpizën e familjes së tij.

kampshtëpiza ndodhet jashtë fshatit Sorens FR në një vend me diell dhe me një pamje të Alpeve të Fribourgut. Midis të mërkurës dhe së enjtes, në këtë vend idilik ndodhi një dramë në të cilën dy persona e humbën jetën, shkruan “Blick”, transmeton Shtegu.com.

Frederik T. (30), djali i një fermeri nga fshati, i kishte joshur dy verimaqedonasit nga Kantoni Vaud në kampshtëpizën e familjes së tij – dhe atje i qëlloi për vdekje! Viktimat janë babai Goran F. (47) dhe djali i tij i madh Igor F. (23). Por përse ndodhi, pse u takuan ata?

Sipas fermerëve nga fshati, thuhet se ishte një tregti me traktorë. Frederik T., i cili gjithnjë nëpër fshat qarkullonte me automjete bujqësore dhe ato me krenari i tregonte në Facebook, dëshironte të shiste disa nga traktorët e babait të tij me një shpallje. Fshatarët dyshojnë se babai, një fermer i respektuar i qumështit nga Sorensi, pranoi t`i shiste.

“Frederik ka qenë gjithmonë i njohur si një fëmijë me probleme”, thotë një fqinj. «Kur ​​ishte rreth dhjetë vjeç, nëna e tij iku me një burrë tjetër. Unë mendoj se ai nuk mundi ta përballojë këtë rast». Një tjetër banor i Sorens thotë: «Ai ishte shumë impulsiv dhe kolerik. Unë mendoj se ai thjesht eksplodoi gjatë takimit, kur verimaqedonasit deshtën t`ia blejnë traktorët».

Veçanërisht e prekur është diasporës verimaqedonase. “Dhimbja për humbjen e këtyre dy jetëve të reja” është e madhe. Në Facebook, familja thotë: “E humbëm një djalë, burrë, baba dhe vëlla”.

Bashkëshortja e të ndjerit nuk gjen ende forcë të flasë për gazetat zvicerane. Ajo ende nuk e di përse të dashurit e saj është dashur të vdisnin. Sipas një të afërmi, duhet pritur fillimisht rezultatet e hetimit. 47-vjeçari lë pas një djalë dhe një vajzë tjetër, 23-vjeçari la dy vajza të vogla.

Frederik T. është në paraburgim. Ai ka pranuar përfshirjen e tij në akt. Për më tepër, gjatë një kontrolli në shtëpi është gjetur arma e vrasjes.