
Kështu kanë raportuar nga Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët gjatë ditës së sotme.
“Numri i refugjatëve të Ukrainës është rifreskuar bazuar në të dhënat publike të autoriteteve ukrainase. Totali aktual i refugjatëve ukrainas është 368.000 dhe po vazhdon të rritet”, thuhet në një postim të UNHCR-së, transmeton lajmi.net.
Turma të mëdha të qytetarëve të Ukrainës kanë kërkuar të ikin nga qytetet dhe vendbanimet e tyre, duke shkuar drejt Polonisë dhe Bashkimit Evropian.



