Ky është momenti i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë, autori i drejton armën, viktima ngre dorën

BW ka publikuar videon e momenteve të fundit të 27-vjeçarit Mehmet Qema në Tiranë.

Në video shihet autori, 28-vjeçari Marjus Dema, i cili ndodhet në këmbë me armë në dorë.

Për një moment ai kthehet nga viktima, që ndodhet i ulur në tavolinë, bashkë me pesë shokë të tjerë.

Në çastet e fundit, para se autori ta qëllojë me armë, viktima i bën me dorë, duke i kërkuar siç duket, të heqë armën, para se autori ta shkrepë pa dashje drejt tij, duke i marrë jetën.