Ky është ligji që do ta “tronditë” mafinë politike! Ish-agjenti i SHIK-ut publikon skenarin…

Ligji anti mafia, pritet së shpejti të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Ky ligj i cili pritet të realizohet së shpejti, ka për qëllim arrestimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se nëse nuk bëhet pastrimi në Gjyqësi, Polici, Prokurori dhe AKI, rezultatet do të jenë zero.

Sipas tij, ky ligj nuk duhet të formohet vetëm sa për t’i dënuar disa “kriminel të vegjël”.

Ai thotë se më herët nuk kanë pasur guxim prokuroria e gjyqësia të merren më këtë çështje, por tani kohët sipas tij, kanë ndryshuar.

Postimi i plotë:

Ligji Anti-Mafi “I din Mërgimi”

Ligji Anti-Mafi që po vjen pasi në vendin tonë, njihet pothuajse të gjithë Mafijashat dihet kush janë, si janë pasuruar, deri tani s’ka guxoftë prokuroria as gjyqësia me u marr me ta, por tani kohët kanë ndryshua tani jetë vetë zbatimi i ligjit dhe pas dënimit të bëhet konfiskohen i pasurisë milionshëshe nga korrupsioni, nga vjedhjet, nga fajdet, nga haraçi, nga plaçkitja e pasurisë së shtetit dhe të popullit të Kosovës!

Nëse ky ligj bëhet pa pastrimin e gjyqësisë, policisë, prokurorit, AKI, rezultati do të jetë zero, dhe nëse ky ligj formohet vetëm për ti dënuar sa për sy e faqe disa kriminelët të vegjël dhe për propagandën kinse po punojmë diçka më mirë mos e aprovoni fare, pasi rezultati do të jetë zero!