Chelsea ka humbur kapitenin Cesar Azpilicueta pasi që ai pati një lëndim serioz në kokë gjatë ndeshjes së të shtunës në Premier Ligë kundër Southamptonit
Ishin disa skena të frikshme në ndeshjen Chelsea _ Southampton, pasi që Azpilicueta pati një lëndim të rëndë në kokë.
Mbrojtësi u lëndua nga një shkel lart në luftë për top me Sekou Mara. Ndeshja u ndërpre për të paktën 10 minuta derisa Azpilicueta mori trajtimin nga mjekët e klubit. Azpilicueta ju dha oksigjen por ai ishte në gjendje të përshëndetet me fansat derisa largohej nga fusha.
Chelsea ishin 1-0 duke humbur me skuadrën e fundit në tabelë në Premier Ligë, kur Azpilicueta u lëndua, për kapiteni i tyre u pa që pati një gjendje jo të mirë shëndetësore.


Chelsea dhe Southampton i kanë uruar shërim të shpejt futbollistit dhe presin lajme të reja për gjendjen e tij.
Chelsea pritet të tregojë më shumë për gjendjen e futbollistit të tyre pas këtij lëndimi.




