Ky është konkurrenti i “Për’puthen” që i pëlqen Fifit

Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik, Fifi ka deklaruar që i pëlqen Fatjoni i “Për’puthen”.

Artistja e njohur e cila vlerësohet për zërin e saj unik, dhe tekstet e veçanta, iu është përgjigjur pyetjeve të fansave në rrjetin social “Instagram”.

Një nga pyetjet që iu bë Filoretës, ishte që a e shef “Për’puthen”, dhe cili nga personazhet i pëlqen.

Ajo u përgjigj shumë sinqerisht që e shikon dhe djali që i pëlqen është Fatjon Kuqari.

“Shumë sinqerisht, Fation Kuqari”, iu përgjigj Fifi.

Ndërsa pak minuta më vone, dhe Fatjoni e postoj në “Instastory”, përgjigjën e saj.