Në vitin 2021 bënë paqe dy reperet e njohur shqiptar Noizy dhe Stresi, pas një kohe të gjatë që përveç se nuk flisnin me njëri-tjetrin, kishin edhe goxha probleme e sharje nëpërmjet këngëve.
Pas kësaj kohe dyshja i bëjnë komente të ndryshme njëri-tjetrit në rrjete sociale, shkruan lajmi.net
Kjo ka ndodhur edhe së fundmi në një postim të reperit Stresi ku ka komentuar Noizy.
Stresi përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar këngën e tij më të re që titullohet “Noise”.
Ndërsa Noizy e mori këtë këngë si dedikim me humor dhe e falënderoj Stresin, “Faleminderit” shkroi ai.
Ndërsa rep-artisti Stresi iu përgjigj me “Sikur ta dija”.
Kujtojmë së dy reperet e kishin filluar rrugëtimin në muzikë bashkë mirëpo ata gjatë këtij rrugëtimi u ndan në dy grupe ku pat përplasje të shumta.