Ky është doganieri i arrestuar sot në aksionin e madh “Pika”

Aksion i madh kundër ryshfetit është realizuar sot në kufirin Kosovë-Shqipëri, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka konfirmuar për detajet e aksionit.

Mësohet se deri tani janë arrestuar rreth 50 persona, në mesin e tyre dy doganier dhe të tjerët zyrtarë policorë.

Gazeta merr vesh se dy doganieret e arrestuar bashkë me policët janë Senad Zherka e Enist Tortulla.

“Do të arrestohen një numër i madh i zyrtarëve policor. Ka edhe doganier të përfshirë. Aksioni sapo ka filluar. Bëhet fjale për dy pika kufitare”, ka thënë Isufaj.