Ky është deputeti i LDK-së, që e ofendoi Albin Kurtin në Kuvend

Arben Gashi është deputeti i LDK-së, i cili gjatë një replike e ofendoi kryeministrin Albin Kurti. Edhe pse formalisht ende janë partnerë koalicioni, Gashi me tone urrejtëse foli kundër Kurtit, duke e akuzuar për “ambicie të sëmurë”, transmeton Gazeta Lajm.
Përgjigja e Kurtit ishte epike. Kryeministri mes tjerash i tha Gashit se nuk ka nevojë të bëhen ofendime në Kuvend, duke ia rikujtuar se mbi të gjitha duhet të jetë interesi i popullit të Kosovës, e jo interesi partive.
Kurti poashtu e rikujtoi Gashin se qëllimi i mocionit kundër qeverisë është marrëveshja e fshehtë me Serbinë që ka arritur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.