Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, në një konferencë për media publikoi dokumente, që sipas saj, tregojnë se hapja e minierës së antimonit në fshatin Luke të Kriva Pallankës është një tjetër plan biznesi i VMRO-DPMNE-së, i cili po zbatohet përmes kompanive të donatorëve të partisë dhe nën maskën e një projekti me interes shtetëror në kuadër të dialogut strategjik me ShBA-të, transmeton Portalb.mk.
Sipas tyre, të dhënat zyrtare nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale tregojnë se koncesionari aktual i lokacionit në fshatin Luke të Kriva Pallankës është kompania “RI Energetika Pella DOO Skopje“, pronari i së cilës është Gjorgje Kaçurkov, një person që figuron si donator i partisë në pushtet.
Si një fakt tjetër, në këtë drejtim, Kuzeska deklaroi se marrëveshja për shfrytëzimin e minierës së antimonit u nënshkruar në Uashington nga Nick Jovanovski, drejtor ekzekutiv i kompanisë australiane “Pella Global Limited“, i cili në vitin 2015, si përfaqësues i kompanisë së donatorit të VMRO-DPMNE-së, nënshkroi marrëveshjen e koncesionit për lokacionin në fshatin Luke.
Akuzat e LSDM-së u bënë të ditura në një konferencë për shtyp nga Bogdanka Kuzeska, e cila deklaroi se qytetarët duhet të shohin se pas kompanive që janë pronarë të minierës së antimonit në Kriva Pallankë, qëndrojnë donatorët e VMRO-DPMNE-së.
“Ajo që Hristijan Mickoski u përpoq t’ua paraqiste qytetarëve si një ‘interes shtetëror’ dhe dialog strategjik me SHBA-në është në fakt vetëm një plan tjetër biznesi. Fitimi para shëndetit, biznesi para qytetarëve”, tha Kuzeska.
Siç deklaroi ajo, të dhënat zyrtare nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale tregojnë se koncesionari aktual i lokacionit në fshatin Luke është kompania “RI Energetika Pella DOO Skopje“, pronar i së cilës është Gjorge Kaçurkov.
Ai, sipas Kuzeskës, figuron si donator i VMRO-DPMNE-së, e cila konfirmohet pa mëdyshje nga dokumentet zyrtare dhe raportet financiare.
“Kjo është prova më e fortë! Miniera e antimonit është një marrëveshje biznesi, një koncesion klasik partiak”, theksoi zëdhënësja e LSDM-së.
Si një fakt tjetër që shkon në këtë drejtim, ajo përmendi faktin se marrëveshja për shfrytëzimin e minierës së antimonit në Uashington u nënshkrua nga Connor Coleman, drejtues i investimeve në Korporatën Amerikane të Financave për Zhvillim (DFC), dhe Nick Jovanovski, drejtor ekzekutiv i kompanisë australiane “Pella Global Limited“.
Sipas Kuzeskës, ky është Nikolçe Jovanovski, i cili në vitin 2015, si përfaqësues i kompanisë së donatorit të VMRO-DPMNE-së, nënshkroi marrëveshjen e koncesionit për lokacionin në fshatin Luke.
“Me këtë, rrjeti është plotësisht i ekspozuar dhe qendra e kontrollit është e qartë. Pra, VMRO është gati të sakrifikojë shëndetin e qytetarëve për fitimin e sponsorëve të saj”, tha ajo.
Ajo edhe një herë e përsëriti kërkesën e LSDM-së për të organizuar një referendum në komunën e Kriva Pallankës në të cilin banorët e kësaj komune do të deklaroheshin nëse janë “pro” apo “kundër” hapjes së një miniere antimoni. Sipas asaj, këto informacione dhe të dhëna janë një arsye tjetër pse duhet të mbahet një referendum në të cilin do të pyeten qytetarët.
Kjo është një arsye tjetër, shtoi ajo, pse Kryetari i Komunës së Kriva Palankës, Sashko Mitovski, duhet t’i dëgjojë qytetarët, dhe jo kryeministrin Hristijan Mickoski.
“Shëndeti duhet të vijë para fitimeve të Mickoskit dhe VMRO-së”, nënvizoi Kuzeska.
LSDM-ja e kritikoi ashpër kryetarin e Kriva Pallankës, i cili vjen nga radhët e tyre, duke theksuar se ai nuk mund të vendosë i vetëm ose të bjerë dakord me kryeministrin për të hapur një minierë, por se nevojitet një referendum në të cilin qytetarët do ta kenë fjalën e fundit.
Qëllimi për të hapur një minierë antimoni në zonën e Kriva Pallankës, u njoftua pak para sesionit të dytë të Dialogut Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, i cili u mbajt së fundmi në Uashington.
Në një deklaratë të përbashkët pas dialogut, të dy vendet mirëpritën vendimin e Korporatës Ndërkombëtare të Financave për Zhvillim të SHBA-së për të ofruar 5 milionë dollarë ndihmë për të rinisur minierat e antimonit në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja u nënshkrua nga Connor Coleman, Drejtor i Investimeve të DFC-së, dhe Nick Jovanovski, Drejtor Ekzekutiv i Pella Global Limited. Në nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington morën pjesë Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski dhe Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska.





