Me 63 vota “për” dhe 35 “kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur zëvendësministrat e Qeverisë, transmeton TV21.
Përmbajtur nuk votoi asnjë deputet.
Gjatë gjithë ditës debati është zhvilluar për atë se propozimet nuk premtojnë asnjë ndryshim dhe se vendi do të vazhdojë të jetë në gjendje të mjerueshme, sipas opozitës.
Pushteti nga ana tjetër numëronte sukseset dhe premtonte se me zëvendësministrat e propozuar do të krijohet shteti i së drejtës, do të rriten pagat dhe pensionet, do të transformohet shteti energjetikisht dhe do të zhvillohet ekonomia.
Për zëvendësministra janë zgjedhur:
- Bashkim Hasani, zv/ministër i Mbrojtjes
- Nazim Bushi, zv/ministër i Punëve të Brendshme
- Agim Nuhiu, zv/ministër i Drejtësisë
- Xhabir Doko, zv/ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve
- Fatmire Isaku, zv/ministre e Punëve të Jashtme
- Filip Nikolloski, zv/ministër i Financave
- Zoran Manevski, zv/ministër i Ekonomisë
- Abdulshyqyr Abedini, zv/ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe menaxhimit me ujërat
- Vlladimir Rendevsk, zv/ministër i Shëndetësisë
- Lulzim Aliu, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës
- Enver Husijni, zv/ministër i punës dhe politikës sociale
- Zoran Dimitrovski, zv/ministër i Vetëqeverisjes Lokale
- Daim Luçi, zv/ministër i Kulturës
- Aleksandar Bajdevski, zv/ministër i Shoqërisë Informatike dhe Adminstratë
- Bekim Rexhepi, zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve
- Hristina Oxhaklieska, zv/ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.
/TV21












