Kuvendi votoi nevojën për miratimin e ligjeve në lidhje me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D

Kuvendi sot miratoi nevojën për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të 8 ligjeve që lidhen me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, përcjell TV21. Nevoja për miratimin e këtyre ligjeve u votua me 62 vota “për”.

Në kuadër të seancës së 112-të u miratua nevoja për ndryshimin e Ligjit për tokën bujqësore, plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për shpronësim, plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për urbanizëm, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasuritë minerale, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për pyjet, ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për ndërtim, si dhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.