Kuvendi nesër do të mbajë seancë solemne për të shënuar 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne për të shënuar 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftim thuhet se seanca do të fillojë nga ora 10:00 e mëngjesit.

Si pikë e rendit të ditës është vetëm shënimi i 26 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Klankosova.tv