Kuvendi miraton ligjin e ri për përmbarim, familjet sociale nuk do të paguajnë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë miratuar ndryshim-plotësimet e Ligjit për përmbarim, të cilat i ka përgatitur Ministria e Drejtësisë.

Ky është ndryshimi i dytë i ligjit, ndërkaq nga Ministria deklaruan se ndryshimet janë në drejtim të ndërtimt të koncpektit për përmbarim të drejtë dhe mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve.

Me ndryshimet, plotësisht hiqet përmbarimi i detyrueshëm për qytetarët të cilët janë shfrytëzues të ndihmës minimale, të ardhurat e fëmijëve në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, por edhe të ardhurave për siguri sociale të personave të moshuar, në pajtueshmëri me dispozitat për siguri sociale të personave të moshuar.

“Ndryshimi i Ligjit për përmbarim është pasqyrë e nevojës reale për ndihmën dhe mbështetjen e kategorive të rrezikuara të qytetarëve të cilët përballen me probleme ekzistenciale. Grupet e prekura sociale, jo për faj të tyre, nuk kanë mundësi që t’i paguajnë borxhet pa iu rrezikuar ekzistenca – jo vetëm personale – por edhe e familjarëve të tyre”, thonë nga Ministria.

Nga atje njoftojnë se me këtë ndryshim, zvogëlohet vlera maksimale që mund të mbahet, gjegjësisht ndryshohet kufizimi i përmbarimit prej 1/3 në 1/5 e rrogës dhe pensionit për personat pranues të pagës mesatare dhe pensionit.

Aplikimi i dispozitave ligjore vlen edhe për procedurat e filluara përmbaruese pasi që bëhet fjalë për ligj më të volitshëm për qytetarët.