Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Bullgari

Kuvendi i Shqipërisë nisi këtë të enjte me një minutë heshtje në nder të jetëve të humbura në tragjedinë e ndodhur në Bullgari.

45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut gjetën vdekjen kur autobusi me të cilin udhëtonin u aksidentua dhe shpërtheu në flakë në autostradën Struma të Sofjes, rreth orës 02:00 të së martës. 12 prej viktimave ishin fëmijë.

Nga kjo tragjedi arritën të shpëtonin 7 persona, të cilët aktualisht në spital në Bullgari. Hetimet për ngjarjen e rëndë po vazhdojnë nga autoritetet e të dyja vendeve, ato të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, njofton tvklan.