Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, shkruan Gazeta Express.

Për miratimin e kësaj rezolute kanë votuar 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Këtë rezolutë të propozuar nga Qeveria e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Në ndërkohë gjatë kohës kur filloi diskutimi për këtë pikë të rendit të ditës, Lista Serbe e ka lëshuar sallën e Kuvendit. /Express