Kuvendi i Berishës shkarkon Bashën nga posti i kryetarit të PD-së

Kuvendi i mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar me shumicë absolute për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD.

Delegatët e Partisë Demokratike në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas njoftimit të drejtuesve të këtij kuvendi, pro shkarkimit të Lulzim Bashës kanë votuar 4446 delegatë, pastaj kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerr fletën të pavlefshme.