Kuvend, seancë për pyetjet e deputetëve

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca plenare në të cilën të zgjedhurit e popullit me pyetjet e tyre do të mund t’i drejtohen kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrave të kabinetit të tij, shkruan Alsat.

Seanca për pyetje deputetësh mbahet çdo të enjte të fundit të muajit dhe zakonisht të parët pyetje parashtrojnë deputetët e opozitës. /Alsat.mk