Asnjë nga deputetët të cilët kanë qenë në kontakt me Laze Tanevskin dhe Ismail Jahoskin nuk do të shkojë në izolim. Qendra për Shëndet Publik në Shkup i ka përfunduar anketat dhe vlerësimi është se nuk ka rrezik, ka bërë të ditur TV24, përcjell SHENJA.
“Masat për mbrojtje janë respektuar, kemi konstatuar se nuk ka nevojë për izolim për deputetët tjerë ose të punësuar në shërbimet kuvendore”, ka thënë Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendra për Shëndet Publik.
Përderisa Ismail Johoski është hospitalizuar në Klinikën Infektive, ndërsa Llaze Taneski është izoluar në kushte shtëpiake, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe rekomandon që Kuvendi të fillojë të punojë online, ndërsa rekomandimin e njëjtë e dha edhe kryeministri Zoran Zaev i cili paralajmëroi se qeveria do të punojë online. /SHENJA/