Kryeministri Edi Rama komentoi në podkastin e tij “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi pezullimin nga detyra për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Rama tha se vendimi i dha fund një precedenti unik në botë ku gjykatësi dhe prokurori morën kompetencat e qeverisë dhe kuvendit.
“Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps një brutalitet, ndërsa në aspektin ndërinstitucional kjo befasi ku një prokuror dhe gjykatës morën kompetenca e kryeministrit, parlamentit duke tollovitur shtetit kërkon medoemos një reflektim ndërinstitucional. Jo thjesht e vetëm mbi këtë rast, po në tërësi mbi simptomat shqetësuese të ushtrimit me papërgjegjshmëri të pavarësisë së pushtetit të ri të drejtësisë, duke e bërë në, jo një rast, kurën, më të dëmshme se sa sëmundja që luftojmë bashkërisht”, tha Rama./euronews/




