“Kush tha që u shua bylbyli?”, fjalët prekëse të Ardit Gjebreas kushtuar Nexhmije Pagarushës

Moderatori ka shprehur ngushëllimet më të përzemërta për ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

“E mirë, e ëmbël, lozonjare”, ishin disa ndër fjalët me të cilat Arditi e përshkroi Pagarushën, e i cili vazhdon tutje duke e vlerësuar lart figurën e saj.

“Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën.Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty.
Kush tha që u shua bylbyli?
Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne.
Më sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!”, tha këngëtari duke I bashkangjitur edhe njo foto shkrimit që kishte ai me “Primadonën e Muzikës Shqiptare”, ka shkruar ai.