Kush po e xhelozon Artan Grubin në BDI, ia presin foton me Ali Ahmetin! (Foto)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ka filluar ditën në Prokurori. Gazetarët nuk arritën ta xhirojnë, por vendndodhjen e Ahmetit e ka zbuluar zv/kryeministri Artan Grubi, duke postuar një foto nga kabineti i tij në Qeveri, ku Ahmeti është fotografuar këmbë mbi këmbë.
“I vërteti”, ka qenë teksti i vetëm me të cilin Grubi e ka shoqëruar këtë foto. Fotografia është bë hit në faqet e simpatizuesve të BDI-së në rrjetet sociale, por e prerë vetëm Ali Ahmeti. Si duket dikush po e xhelozon Artan Grubin për afërsinë me Ahmetin.